Telegrafi

Milani pas Gustavo Henriques

Milani thuhet se i është ofruar mbrojtësit të Santosit, Gustavo Henriques, i cili shihet si përforcim i duhur i italianëve.

Sipas Calciomercato.com, kuqezinjtë nuk janë të kënaqur me paraqitjet e këtij viti të Ignazio Abates dhe Cristian Zapatas, por dyshojnë edhe në aftësitë e Mateo Musacchios.

Zëvendësimi i tyre mund të jetë Henrique, ku agjenti i lojtarit ka pohuar se ka pasur shumë takime me zyrtarë të klubeve të ndryshme.

“Unë kam qenë në Evropë për më shumë se 30 ditë dhe kam biseduar me më shumë se 20 klube për tema të ndryshme. Kjo tregon marrëdhëniet e mira që kam në Evropë me udhëheqësit kryesorë të klubeve të mëdha”, tha ai.

Ai ka luajtur pothuajse 200 ndeshje për brazilianët që nga debutimi në vitin 2011 edhe pse është goditur nga dy lëndime të rënda në gju.

Ndryshe, kontrata e Henriques mbaron në dhjetor të vitit 2020 dhe lojtari kushton mbi tre milionë euro. /Telegrafi/