Telegrafi

Milani para një udhëtimi të vështirë te Bologna, formacionet zyrtare

Milani ka marrë një fitore të madhe në mesjavë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ku mposhti Napolin 1-0.

Por tani në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A e pret një tjetër duel i vështirë.

Rossonerët do të luajnë në stadiumin Renato Dall’Ara përballë Bolognës që është një skuadër shumë e papërshtatshme.

Vendasit në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje dhe synojnë të marrin pikë edhe ndaj Milanit.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Italisë kërkon pikë në mënyrë që të mbetet në garë për një vend që i dërgon nëLigën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Formacionet zyrtare:

 

Bologna: Skorupski, Posch, Soumauro, Lucumi, Kyriakopoulos, Ferguson, Schouten, Dominguez, Aebischer, Sansone, Barrow.

 

Milan: Maignan, Florenzi, Kalulu, Thiaw, Balllo-Toure, Vranckx, Pobega, Saelemakers, De Keatelaere, Rebic, Origi.

/Telegrafi/