Milani ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë si mysafir ndaj Slavia Pragës (3-1) në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 7-3.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, por kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi pasi që çekët mbetën me 10 veta në fushë, pasi Tomas Holes u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Në minutën e 33-të, Rafael Leao asistoi te Christian Pulisic që shënoi për 1-0.
WHAT A GOAL BY CHRISTIAN PULISIC‼️🫡🇺🇸 https://t.co/CqqCbw0tjA
— 🇺🇸 USMNTvsHaters (@USMNTvsHaters) March 14, 2024
Pas vetës tre minutash Ruben Loftus-Cheek arriti të shënojë për 2-0.
Në fundin e pjesës së parë ishte radha e Rafael Leoas që shënoi për 3-0.
Rafael Leão has been building his own ‘Goal of the Season’ competition in recent weeks
— Sean Gillen (@SeanGillen9) March 14, 2024
Krejt cka bën vendasit ishte një gol në pjesën e dytë me Matej Jurasek për rezultatin 3-1.
Milani kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës, ku të premten do t’i mësojë kundërshtarët./Telegrafi/