Site icon Telegrafi

Milani pa Baccan dhe katër të tjerë ndaj Empolit

Milani do të vazhdojë të kërkojë rezultatet pozitive pas barazimit me Interin në derbin e qytetit.

Rossonerët do të tentojnë të përgjigjen fuqishëm pas barazimit duke fituar në udhëtim te Empoli tejet i papërshtatshëm.

Bacca do të mungojë për shkak të lëndimit në kofshë, Calabria është në dyshim për një lëndim në nyje.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Milani pas barazimit me Interin

Montolivo vazhdon të jetë jashtë për shkak të lëndimit në gju, kurse Romagnoli ka ende lëndimin në ije. Vangioni për lëndimin në kofshë vazhdon të jetë jashtë.

Te Empoli mungojnë Zambelli dhe Laurini, të tjerë lojtarë janë në dispozicion. /Telegrafi/

Exit mobile version