Telegrafi

Milani, opsion perfekt për Hondan

“Italia është treg kyç për ‘Mizuno football’. Ne kemi një pozitë të fortë me shumë tifozë italianë. Mendoj se Milani është ekip fantastik, por duhet të bëhet e qartë se e ardhmja e Hondas është në dorë të tij”.

“Ne nuk duhet të harrojmë se CSKA Moska shkoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe se është ekip i fortë në Evropë. Honda ka treguar se ai mund të luajë në nivelet më të larta si të klubit ashtu dhe të kombëtares. Mendoj se ai mund të luajë në nivelet të cilat ai i dëshiron”, ka thënë Masatoshi Yamaguchi, drejtor i marketingut te kompania Mizuno. /Telegrafi/