Milani thuhet se i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit italian, Ignazio Abate.
Abate është duke luajtur së fundmi si qendërmbrojtës në ekipin e Rossonerëve, shkaku i lëndimeve të shumta në këtë repart.
Por, mbrojtësi italian ka befasuar me rendimentin e treguar në qendër të mbrojtjes dhe kjo i ka pëlqyer drejtuesve.
Sipas gazetës italiane Tuttusport, Milani i ka ofruar kontratë të re Abates.
32-vjeçari është një mbrojtësi natyral i krahut të djathtë, por ishte si lider i Rossonerëve në qendër ndaj Lazios dhe Parmas.
Ish-reprezentuesi italian është të Milani nga viti 2009 dhe që atëherë ka bërë 294 paraqitje me klubin.
Gjatë këtyre viteve, Abate ka arritur të fitojë titullin kampion në Serie A dhe Superkupën e Italisë. /Telegrafi/