Site icon Telegrafi

Milani i ofron pagë të lartë për rinovim, Donnarumma e Raiola kërkojnë kohë për të vendosur

Burime të shumta në Itali pretendojnë se Milani i kanë ofruar Gianluigi Donnarummas një kontratë të re prej 4.5 milionë euro në vit në një takim me agjentin Mino Raiola.

Portieri 18-vjeçar është i lidhur me klubin milanez vetëm deri në qershor të vitit 2018, pasi ai nënshkroi marrëveshje kur ende ishte i mitur.

Lexo po ashtu “Donnarumma e do Milanin”

Sportitalia vëren se Raiola dhe Donnarumma janë në Montecarlo këtë mbrëmje, ku takuan drejtorin e Milanit, Massimiliano Mirabelli.

Propozimi origjinal i Rossonerëve ishte një kontratë me vlerë prej 2.5 milionë euro në vit, gjë që Raiolan nuk e kishte kënaqur.

Lexo po ashtu "Donnarumma është Maradona i portierëve, po e kërkojnë 11 skuadra dhe mund të largohet"

Sonte, Sky Sport Italia sugjeron që oferta në tavolinë është 4.5 milionë euro në vit në një përpjekje për të ndaluar interesin nga Manchester Unitedi dhe Juventusi.

Megjithatë, Raiola dhe portieri kërkuan disa ditë për të marrë parasysh kushtet e reja, mbi të gjitha, pasi ata dëshirojnë që të ket edhe një klauzolë lirimi. /Telegrafi/

Exit mobile version