Site icon Telegrafi

Milani i ofron kontratë të re Ibrahimovicit

Milani është duke punuar që t’i vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit edhe për një vit.

Sulmuesi suedez pak muaj më parë rinovojë kontratë me Rossonerët deri në vitin 2021, derisa forma e tij është mbresëlënëse.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Milani nuk dëshiron ta lëshojë Ibrahimovicin deri në vitin 2022, duke i ofruar një marrëveshje të re.

Sulmuesi 39-vjeçar u rikthye në San Siro në afatin e janarit si lojtar i lirë, pasi kontrata me La Galaxy skadoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Ibrahimovic ka shpërthyer në këtë edicion, pasi ka shënuar shtatë gola në katër ndeshje në Serie A.

Me ndihëm e tij, Milani vazhdon të jetë lider i ligës italiane, e që rikthimi i tij në San Siro ka sjell freski në skuadrën kuqezi. /Telegrafi/

Exit mobile version