Telegrafi

Milani i ofron kontratë të re Donnarummas, por me pagë të njëjtë

Milani synon që t’ia vazhdojë edhe më gjatë kontratën portierit Gianluigi Donnarumma.

Objektivi primar i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj periudhe është rinovimi i kontratës me portierin Giggio Donnarumma, dhe në këtë aspekt Gazidis dhe Maldini po punojnë fort.

Milani dëshiron të nënshkruajë për tre ose katër vite me Donnarumma, ndërkohë që i ofron pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në stinor.

Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshjes.

Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Liga e Kampionëve.

Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë. /Telegrafi/