Giacomo Bonaventura është në negociata për ta zgjatur kontratën e tij me Milanin deri në qershor të vitit 2022.
Mesfushori ka kontratë me klubin deri në vitin 2020, por kohët e fundit ka pasur interes nga klubet jashtë Italisë.
Ai po luan edhe me Italinë prej se Roberto Mancini është trajner dhe kuqezinjtë janë të shqetësuar se vlera e tij do të rritet në treg.
Mesfushori që njihet me nofëkn ‘Jack’, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Gennaro Gattusos.
Ai është i aftë të luajë në shumë pozita të mesfushës apo edhe te rolet sulmuese.
Sipas La Gazzetta dello Sport, bisedimet do të fillojnë dhe do t’i ofrohet dy vjet kontratën me një pagë të përmirësuar.
Bonaventura u bashkua nga Atalanta në vitin 2014 për 7 milionë euro, vetëm pak minuta pasi Interi kishte hequr dorë nga blerja e tij. /Telegrafi/