Milani është gati t’i ofrojë portierit Gianluigi Donnarumma një zgjatje të kontratës, por vetëm deri në qershor të vitit 2022 me një ulje page.
Marrëveshja aktuale e portierit pritet të skadojë në qershor të vitit 2021, që do të thotë se ka rrezik shumë të madh për të humbur lojtarin e tyre më të çmuar pasi një transferim falas po afrohet.
Sipas mediumeve italiane La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, palët janë duke u përpjekur të punojnë se si të zgjidhin plotësisht çështjen ose së paku ta shtyjnë atë derisa të ketë pak më shumë siguri.
Kjo do të thotë një zgjatje deri në qershor të vitit 2022, por me një ulje të lehtë të pagës nga 6 milion euro aktualisht për sezon në 5 milion euro.
Diferenca do të mbulohej nga një bonus i konsiderueshëm që duhet të paguhet nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Donnarumma dhe agjenti Mino Raiola duket se nuk janë edhe aq të kënaqur, por detajet financiare do të jenë të ndërlikuara për të punuar.
Shumë varet nga ajo që ofron klubi për portierin këtë verë dhe nëse ato janë të kënaqshme për të gjithë të interesuarit.
Klubet e interesuara për Donnarummas mbesin të njëjtit: Juventus, PSG, Chelsea dhe Real Madrid. /Telegrafi/