Telegrafi

Milani ofertë të parezistueshme për Biglian

Shumë media sot shkruajnë se kapiteni i Lazios, Lucas Biglia, do të bashkohet me Milanin për 22 milionë euro dhe bonuse 3 milionë euro. 

Kontrata e lojtarit me Lazion i skadon në vitin 2018 dhe javë më parë e bëri të ditur se nuk do ta vazhdojë.

Sipas Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium, oferta është e kënaqshme pasi Lazio do të përfitojë 22 milionë euro dhe bonuse prej 3 milionë euro.

Ai do të nënshkruajë kontratë për tri vite me pagë 3.5 milionë euro.

Milani deri tani ka nënshkruar me Franck Kessien dhe Mateo Musacchion.

Nesër pritet të prezantohet edhe Ricardo Rodriguez që vjen nga Wolfsburg për 15 milionë euro./Telegrafi/