Telegrafi

Milani, ofertë Robinhos

The Daily Mirror shkruan se pas përfundimit të periudhës së huazimit te Santosi, Manchester City dëshiron që Robinhon (të cilin e transferoi për 35 milionë euro në vitin 2008) t’ia japë Milanit, ndërsa për Rossonerët, City do të përgjysmonte çmimin.

Santosi nuk do të jetë në gjendje të plotësojë kërkesat e Robinhos, pasi që ky i fundit ka një pagë prej më se 160 mijë funtesh në javë. Edhe agjentët e Robinhos përkrahin transferimin e tij te Milani. /Telegrafi/