Telegrafi

Milani nxjerr një pikë

Takimi i zhvilluar të dielën në Stadio Atleti Azzurri, ndërmjet Atalantas dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat 1-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Simone Tiribocchit (21’) dhe ishin në rrugë të mirë për ta fituar ndeshjen, mirëpo përjashtimi i Ivan Radovanovic (40’) me kartonin e dytë të kuq, bëri që gjërat të shkojnë në dëm të tyre.

Një pikë nga kjo përballje Milanit ia solli i inkuadruari në pjesën e dytë, Ronaldinho, i cili barazoi rezultatin në minutën e 83-të.