Telegrafi

Milani nuk do të shesë Theo Hernandezin

Milani do t’i refuzojë të gjitha ofertat që do t’i pranojë në këtë verë për Theo Hernandez.

Gazzetta dello Sport raporton se francezi që kaloi nga Real Madridi te Rossonerët, është duke u monitoruar nga Paris Saint-Germain.

Pandemia e quajtur coronavirus ka ndikuar në financat e klubeve evropiane, mirëpo Milani ka dyfishuar vlerën e lojtarit dhe nuk pranon të shesë atë në këtë verë.

Hernandez ka treguar formë të lartë në këtë edicion te skuadra italiane, duke luajtur si mbrojtës krahu, mesfushor krahu dhe sulmues krahu.

Milani është i kënaqur me formën që po tregon lojtari dhe po mendon që të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ri, së bashku me të.

Rossonerët po kërkojnë një trajner të ri, ndërsa Stefano Pioli do të shkarkohet me të përfunduar ky edicion. /Telegrafi/