Milani ka barazuar si mysafirë me Empolin (1-1) në kuadër të javës së VI-të të Serie A.
Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 10-të me një goditje të Biglia, që u devijua paksa nga Leonardo Capezzi.
Emboli tentoi të barazojë me Antonio La Gumina dhe Francesco Caputo, por nuk parën sukses.
Milani ka mundur ta rris epërsinë me Giacomo Bonaventura, por as ky nuk ishte i saktë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Pjesa e dytë nisi qetë dhe nuk kishte edhe raste të mira.
Alessio Romagnoli e pengoi Michael Fabbri në zonë dhe gjyqtari tregoi në pikë e bardhë.
Nga penalltia i saktë foli Fancesco Caputo që shënoi për 1-1 në minutën e 71-të.
Milani tentoi ta kthejë rezultatin, ku Suso ishte shumë aktiv në minutat e fundit, por nuk arriti më shumë.
Pas këtij barazimi Milani ka gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje duke qëndruar në pozitën e 14-të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HKW5PRIj8jc