Krerët e Milanit sot ishin në Nyoni të Zvicrës për tu takur me UEFA-n nga ku morën një goditje të madhe.
UEFA ka refuzuar zyrtarisht marrëveshjen e zgjidhjes financiare të Fair Play të Milanit, kështu që në qershor do të ketë një seancë disiplinore.
Ky vendim kishte qenë në ajër për një kohë, por këtë mbrëmje UEFA hodhi poshtë propozimin për ta zgjidhur çështjen.
Do të thotë që Milani dhe librat e tyre tani do të analizohen në thellësi dhe në qershor do të ketë një seancë të dëgjimit.
Është e mundur që ta bllokojnë afatin kalimtar për Milanin, por edhe t’i japin një gjobë të fuqishme, potencialisht mund edhe ta përjashtojnë nga Liga e Evropës.
Nëse Milan përjashtohen nga faza e grupeve të Ligës së Evropës, atëherë Atalanta do ta zë vendin e saj.
Një marrëveshje vullnetare fillestare u refuzua edhe në dhjetor dhe u prezantua dokumentacioni i ri, duke përfshirë një dosje prej 150 faqesh. /Telegrafi/