Site icon Telegrafi

Milani nuk merr më shumë se një barazim ndaj Cagliarit në shtëpi

Milani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Cagliarit në shtëpi në kuadër të javës së 20-të në Serie A. 

I pari që iu afrua seriozisht golit ishte Tijjani Reijnders i cili në minutën e 20-të pas një driblimi të bukur bëri një gjuajtje e cila u prit me shumë mund nga portieri mysafir. 

Mysafirët rrezikuan në minutën e 40-të përmes Mattia Felicit i cili bëri një gjuajtje e cila u prit në mënyrë fantastike nga Mike Maignan. 

Milani ishte i pafat në minutën e 47-të kur gjuajtja e Christian Pulisic u ndal nga traversa. 

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, ‘Rossonerët’ kaluan në avantazh në minutën e 51-të përmes Alvaro Moratas i cili realizoi nga një top i kthyer për 1-0. 

Sidoqoftë, i shpejtë ishte reagimi i vendasve të cilët shënuan për të barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 55-të me anë të Nadir Zorteas. 

Pulisic shpërdoroi një mundësi të artë shënimi nga afërsia në minutën e 61-të, duke ia mundësuar portierit Elia Caprile të bëjë një pritje të mrekullueshme. 

Me këtë barazim Milani shkon në kuotën e 28 pikëve të grumbulluara dhe mban pozitën e shtatë në tabelë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version