Telegrafi

Milani nuk gabon me Spalin, ngjitet në tabelë (Video)

Milani ka fituar ndaj Spalit me rezultat 2-0 në Serie A.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë u shënua nga Ricardo Rodriguez nga pika e bardhë në minutën e 25-të.

Edhe i dyti erdhi nga penalltia, por këtë herë autorë ishte Franck Kessie (61’).

Pas kësaj fitore Milani renditet në vendin e katër në ligë me 12 pikë, kurse Spal zbret pozitën e 15-të me katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është ndaj Sampdorias, kurse Spal pret Napolin. /Telegrafi/