Telegrafi

Milani nuk e do Paton, por do ta kthejë Ibrahimovicin

Milani besohet se do ta injorojë mundsinë për të rikthyer Alexandre Paton në janar.

Kjo pasi që klubi Rossoner po punon fuqishëm për një rikthim të Zlatan Ibrahimovicit në klub.

Ibrahimovic në kohën sa ishte lojtar i Milanit!

Pato kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të luajë për Milanin, duke nxitur spekulime se klubi do t’ia plotësojë dëshirën.

Sidoqoftë, përkundër vlerësimit të madh të tij në San Siro dhe marrëdhënieve të afërta me Leonardon, Calciomercto pohon se ai nuk është në mendimet e Milanit

Në anën tjetër, ky portal sportiv itailan sugjeron se Milani mund të kthehet kah Pato nëse dështon transferimi i Ibrahimovicit, për të cilin ka një afat deri kah “mesi i dhjetorit”.

Pato shënoi 63 gola dhe fitoi një Scudetto në gjashtë sezonet e tij me Milanin dhe tash luan në Tianjin Quanjin, klubin e Superligs së Kinës. /Telegrafi/