Telegrafi

“Milani nuk e meritoi humbjen, futbollistët treguan karakter”

Milan pësoi humbje të papritur në xhiron e dhjetë të Serie A.

Megjithëse u turpëruan duke pësuar me rezultat 3-0 kundër Genoas, trajneri i Milanit Vincenzo Montella mendon se kuqezinjtë nuk e merituan humbjen.

Lexo po ashtu Milani turpërohet nga Genoa (Video)

Strategu italian pohon se milanistët luajtën më mirë dhe se futbollistët treguan karakter, transmeton Telegrafi.

“Ne luajtëm më mirë se herët tjera dhe nuk e merituam humbjen, sepse treguam shumë karakter”.

“Lojtarët duhet të jenë krenar për atë që kanë treguar në pjesën e dytë”, tha Montella pas ndeshjes.