Milan pësoi humbje të papritur në xhiron e dhjetë të Serie A.
Megjithëse u turpëruan duke pësuar me rezultat 3-0 kundër Genoas, trajneri i Milanit Vincenzo Montella mendon se kuqezinjtë nuk e merituan humbjen.
Strategu italian pohon se milanistët luajtën më mirë dhe se futbollistët treguan karakter, transmeton Telegrafi.
“Ne luajtëm më mirë se herët tjera dhe nuk e merituam humbjen, sepse treguam shumë karakter”.
“Lojtarët duhet të jenë krenar për atë që kanë treguar në pjesën e dytë”, tha Montella pas ndeshjes.