Skuadra e Milanit ka humbur me rezultat 1-0 në shtëpi nga Udinese.
Djelmoshat e trajnerit Vincenzo Montella kanë dështuar të shënojnë fitoren e dytë në këtë kampionat.
Kjo pasi në ndeshjen e tyre në shtëpi, janë mposhtur me rezultat minimal 1-0 ndaj Udineses.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga Milanit, të cilët poseduan topin në shumicën e kohës, ashtu sikurse edhe 10-të raste të krijuara.
Megjithatë, rastet e vendasve ishin shterpë, pasi rastin më të rrezikshëm e kishte sulmuesi i Udineses, Cyril Therau, i cili rrezikoi në minutën e 27-të, por goditja e tij e fortë nga distanca u ndal nga Gianluigi Donnarumma.
Edhe pjesa e dytë e kishte fytyrën e njëjtë, pasi Milani diktoi tempin e lojës dhe krijoi rastet, por asnjëherë nuk ishte e rrezikshme para portës së Karnezis.
Megjithatë, ishte skuadra mysafire ajo që gjeti golin e vetëm në këtë takim dhe në fund fitoi ndeshjen.
Luhej minuta e 88-të, kur sulmuesi Stipe Perica dërgoi topin në rrjetë pas harkimit të Agymang Badu dhe me këtë gol përfundoi ndeshja. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1EcSFoF8-lw