Milani ka barazuar 1-1 në udhëtim te Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Rossonerët nuk kanë arritur të bëjnë një hap më shumë për të forcuar pozitën brenda top katërshes, pasi janë ndalur me barazim nga Bologna, në një ndeshje ku trajneri Stefano Pioli kishte bërë rotacion në ekip.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, por ishin vendasit që befasuan shpejt me një gol, ndërsa Milani barazoi krejt në fund.
Nicola Sansone u përkujdes në minutën e parë për epërsinë 1-0, teksa Tommaso Pobega (40’) barazoi shifrat në 1-1 dhe dërgoi ekipet në pushim me rezultat të barabartë.
Pobega's rocket sees us go into the break level ⚖️#BolognaMilan #SempreMilan@Acqua_Lete pic.twitter.com/reOyRlvpnm
— AC Milan (@acmilan) April 15, 2023
Në pjesën e dytë, vendasit patën diçka më shumë nga loja, por edhe Milani me zëvendësimet e shumta tentoi ta gjente golin e fitores.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën dhe në fund ekipet u ndanë me barazim 1-1.
Full time.#BolognaMilan #SempreMilan@Acqua_Lete pic.twitter.com/LnTJSvicDr
— AC Milan (@acmilan) April 15, 2023
Pas këtij barazimi, Milani e sheh veten në pozitën e katërt me 53 pikë, ndërsa Bologna renditet e teta me 44 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët luajnë në shtëpi ndaj Lecces, ndërsa Bologna udhëton te Hellas Verona. /Telegrafi/
https://twitter.com/EuroGoals13/status/1647224870579716096
🚀 WHAT A STRIKE POBEGA! pic.twitter.com/akAmVJktd5
— SempreMilan (@SempreMilanCom) April 15, 2023