Telegrafi

Milani nis negociatat me agjentin, Paredes drejt rikthimit në Serie A

SAINT PETERSBURG, RUSSIA - AUGUST 19: Leandro Paredes of FC Zenit Saint Petersburg celebrates his goal during the Russian Premier League match between FC Zenit Saint Petersburg and FC Ural Ekaterinburg at Saint Petersburg Stadium on August 19, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images

Leandro Paredes pritet të rikthehet në Serie A.

Mesfushori argjentinas dy vite më parë u largua nga kampionati italian për tu transferuar në atë rus.

Paredes u largua nga Roma për 30 milionë euro për t’iu bashkuar Zenitit.

Por Paredes pritet të rikthehet në Serie A, pasi interesim për të ka shprehur Milani.

Rossonerët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 25 milionë euro për transferimin e Paredesit.

Paredes pritet t’i bashkohet Milanit vetëm në rast se nuk arrihet transferimi i francezit Adrien Rabiot.

Kuqezinjtë kanë filluar paraprakisht kontaktet me agjentin e lojtarit i cili u ka treguar kushtet e kërkuara.

Besohet se edhe Paredes ka dhënë dritën e gjelbër për tu rikthyer në Itali. /Telegrafi/