Site icon Telegrafi

Milani nikoqir i Lilles, formacionet zyrtare

Milan do të pres Lillen në San Siro në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Rossonerët e kanë nisur perfekt startin në Grupin H pasi kanë shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para.

Në anën tjetër skuadra franceze Lille ka katër pikë pas dy ndeshjeve në pozitën e dytë.

Dy skuadrat shihen si favorite për ta kaluar këtë grup dhe ndeshja në San Siro pritet të jetë tejet interesante.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma, Dalot, Romagnoli, Kjaer, Hernandez, Kessie, Tonali, Krunic, Diaz, Ibrahimovic, Castillejo.

Lille: Maignan, Celik, Fonte, Botman, Bradric, Camara, Xeka, Sanches, Yazici, Ikone, David.  /Telegrafi/

Exit mobile version