Telegrafi

Milani në zi, vdiq presidenti më i suksesshëm në historinë e Rossonerëve

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi.

Sipas shumë mediave në Itali, ai ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

Berlusconi nuk ishte vetëm president i njërit prej klubeve më të mëdha në botë, por ishte edhe ish-president i Italisë.

Sipas raportimeve në Itali, ai kaloi natën e tij të tretë në spitalin San Raffaele të Milanos të dielën, pasi thuhet se u pranua të premten për teste të planifikuara.

Si president i Milanit, ai fitoi pesë Liga të Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, tetë Serie A dhe pesë Superkupa të Evropës, ndër trofe të tjerë.

Vlen të cekte se Berlusconi ishte edhe president i ekipit tjetër në Serie A, Monzas. /Telegrafi/