Telegrafi

Milani në seri të mirë, mposht Sassuolon (Video)

Milani ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A duke e mposhtur Sassuolon në udhëtim me rezultat 1-0.

Në minutat e para të sfidës u akordua penalti në favor të skuadrës vendase, mirëpo goditja e Domenico Berardit shkoi jashtë (12’).

Një tjetër penalti u akordua në pjesën e parë, por kësaj radhe në favor të mysafirëve, ndërsa Carlos Bacca nuk gaboi nga pika e bardhë (22’).

Carlos Bacca shënoi golin e vetëm në ndeshje

Në fraksionin e dytë të lojës, nikoqirët nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e Rossonerëve, të cilët e mbrojtën epërsinë për të arkëtuar tri pikë të plota.

Me këtë fitore, Milani pozicionohet në vend të shtatë me 47 pikë, shtatë më pak se Napoli që mban vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët janë nikoqirë të Chievos në San Siro. /Telegrafi/