Telegrafi

Milani në pole pozicion për Moratan

Raportimet në Spanjë pohojnë se Milani është në pole pozicion për të transferuar sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.

24 vjeçari u kthye në Bernabeu pas një periudhe të shkëlqyer te Juventusi, por te Reali dështoi të ketë impaktin e duhur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Marca raporton se këtë mëngjes se Morata është shumë i entuziazmuar nga mundësia e kalimit në San Siro, pasi që atij do t’i garantohej pozita e startuesit.

Mbetet të shihet nëse Real Madridi do ta shesë lojtarin, i cili vlerësohet afro 60 milionë euro.

Në anën tjetër Marca beson se Morata do të pranonte një ofertë më të ulët në Itali për të pasur minutazhë se sa në Angli te Chelsea ose United ku do të mund të fitonte më shumë. /Telegrafi/