Site icon Telegrafi

Milani në krizë, vjen humbja e tretë radhazi (Video)

Milani edhe zyrtarisht ka hyrë në krizën më të thellë të këtij sezoni, duke regjistruar humbjen e tretë rreshtë ndaj Sampdorias në shtëpi me rezultat 1-0.

Ashtu siç u prit, ashtu edhe ndodhi – Sampdoria pas fitores ndaj Romës në shtëpi shkoi në San Siro për të shkaktuar një tjetër befasi.

Dhe viktimë më të përshtatshme se Milani që vuan që katër ndeshje pa fitore nuk ka pasur për gjenovianët.

Pjesa e parë u dominua bindshëm gna Milani, që kishte rastet më të mira, por që nuk gjeti dot golin, teksa portieri bëri plot katër intervenime të mira.

Pjesa e dytë për Milanin ishte një dominim në posedim, teksa për portierin kishte më pak punë.

Paletta në minutën e 69-të sërish u përkujdes që t’i bëjë keq ekipit të tij.

Ai fauloi një lojtar të Sampdorias dhe gjyqtari Marco Guida nuk hezitoi për të treguar në pikën e bardhë, të cilën e konvertoi në mënyrë bravoroze Luis Muriel.

Deri në fund të takimit Milani dominoi shumë dhe kërkoi golin e barazimit, por rezultati përfundimtar ishte 1-0 për Sampdorian.

Pas kësaj humbje të tretë radhazi Milani mbetet në vendin e tetë me 37 pikë, 10 pikë më pak se Roma që ka vendin e tretë dhe lufton për Ligën e Kampionëve dhe titullin e Serie A, ndërsa plot pesë pikë larg rivalit të përbetuar Interit që sonte luan derbin e madh ndaj Juventusit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QDkVyLRwJfc

Exit mobile version