Telegrafi

Milani në kërkim të të riut Romelu Lukaku

Sipas Il Sussidiario, Milani pritet t’i ofrojë Anderlechtit një ofertë të parefuzueshme prej 15 milionë eurosh.

Milani më herët gjatë verës së kaluar dëshironte sulmuesin Edin Dzeko por për shkak të çmimit të lartë ka hequr dorë nga boshnjaku.

Përkundër asaj se Lukaku nuk mendohet se do të largohet për shkak të besnikërisë së treguar ndaj Anderlechtit, ka tërhequr interesimin e Barcelonës, Real Madridit, Chelseat dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/