Telegrafi

Milani në kërkim të Robinhos

26-vjeçari Robinho ka dështuar të lë mbresa te City ku dhe e theu rekordin britanik të transferimeve prej 34 milionë funtesh. Qëndrimi në pikëpyetje i Ronaldinhos mund ta shohë atë në San Siro, pas përfundimit të huazimit te Santosi më 4 gusht.

30-vjeçari Ronaldinho është lidhur me një kalim te La Galaxy dhe Olympiakos, të cilat i ofrojnë atij një pagë shumë më të mirë se Milani. Milani nga ana tjetër do të duhet të mposhtë Besiktasin, Bayernin dhe Valencian për firmën e Robinhos. /Telegrafi/