Telegrafi

Milani në kërkim të Podolskit

Me suedezin Zlatan Ibrahimovic që duket të jetë kafshatë shumë e madhe për Milanin për shkak të çmimit, duket se Rossonerët janë kthyer kah sulmuesi gjerman që vlerësohet rreth 12 milionë euro. Megjithatë, edhe 12 milionë euro janë shumë për Milanin, por thuhet se paratë do të kompensohen nga shitja e Klaas-Jan Huntelaarit.

Podolski, 25 vjeç, ka vuajtur në Bundesliga viteve të fundit duke shënuar vetëm 17 gola në 98 paraqitje, përkundër faktit se ka shënuar 40 herë në 70 paraqitje për Gjermaninë. Podolski ka ende potencial dhe prandaj sulmuesi me origjinë polake mund ta provoj fatin në Serie A. /Telegrafi/