Djibril Sidibe u huazua në verë te Evertoni nga Monaco, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez.
Mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm tri ndeshje dhe Monaco pritet ta ndërprejë huazimin e tij.
Së fundmi për ta huazuar lojtarin është futur në garë gjiganti italian Milan.
Trajneri i ri i Milanit, Stefano Piolo nuk është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion për krahun e djathtë të mbrojtjes.\
Rossonerët kanë kontaktuar Monacon duke kërkuar huazimin e Sidibes në janar.
Milan ka kërkuar huazimin gjashtë mujor të Sidibes, por që duan ta kenë edhe opsionin e blerjes përfundimtare në verën e ardhshme.
27-vjeçari ka pranuar t’i bashkohet Milanit, pasi synimi i tij është të luaj rregullisht që të marrë pjesë në Euro 2020 me Francën. /Telegrafi/