Telegrafi

Milani në kërkim të Berbatov?

Zyrtarët e Milanit kanë përpiluar një listë të shkurtër të futbollistëve të dëshiruar të cilët nuk do të kushtonin shumë dhe siç mëson Goal.com, Berbatov është në krye të kësaj liste.

“Milani e dëshiron Berbatovin dhe ata janë të bindur se mund ta marrin atë. Ai nuk ka luajtur rregullisht këtë sezon për United dhe për këtë arsye ai mund të largohet. Të gjithë e dinë që ai është një lojtar klasi dhe të gjithë e dëshirojnë”, tha një burim brenda Manchester United.

Spekulohet se Milani nuk dëshiron të paguajë më shumë se 15 milionë funte për bullgarin, kurse ende nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje pasi që edhe Bayern Munichu është gjithashtu i interesuar për ish-sulmuesin e Tottenhamit. /Telegrafi/