Site icon Telegrafi

Milani në epërsi ndaj Atleticos pas pjesës së parë, por luan me një lojtar më pak

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani është në epërsi kundër Atletico Madridit pas pjesës së parë të ndeshjes së zhvilluar në San Siro.

Rossonerët shënuan një gol të bukur përmes Rafael Leao, i cili pranoi një top nga Brahim Diaz dhe reagoi për mrekulli duke dërguar topin në rrjetë.

Mirëpo, dy kartonë të verdhë të Franck Kessie në pjesën e parë, bënë që vendasit të mbetnin me një lojtar më pak fushë që nga minuta e 29-të.

Skuadra spanjolle ishte në kërkim të golit të barazimit, porse Leao dhuroi spektakël me një goditje akrobatike që u përplas në shtyllë.

Pritet të shihet nëse Milani do të arrijë të mbahet në gjysmën e dytë kur kihet parasysh inferioriteti numerik në fushë dhe përpjekjet e Atletico Madridit për të shënuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1442933252734341120

Exit mobile version