Telegrafi

Milani në bisedime për Kakan

 Pas spekulimeve se Kaka nuk është i lumtur te Real Madridi, janë presidentët e të dyuja klubeve që kanë filluar bisedimet për një huazim të mundshëm të 30 vjeçarit.

Sulmuesi ofensiv ka dështuar që të jetë titullar nën Jose Mourinhon dhe me intensitet të lartë po zhvillohen bisedimet mes të tri palëve, ku të përfshirë tani si palë e tretë janë edhe agjentët e brazilianit.

Kaka ka luajtur për Milanin nga viti 2003 deri në vitin 2009, ndërsa këtë sezon për Realin është paraqitur vetëm shtatë herë. /Telegrafi/