Milani nuk ka mundur të marr më shumë se sa një barazim ndaj Cremoneses (0-0) në kuadër të javës së 14-të të Serie A.
Milani e dominoi totalisht pjesën e parë duke pas disa raste të mira.
Fillimisht rrezikuan Brahim Diaz dhe Sandro Tonali, por pa sukses.
Më pas raste të mira kishin edhe Malick Thiaw dhe Junior Messias, ku as këta dy nuk ishin të saktë.
No way through a resilient Cremonese defence thus far 🙅#CremoneseMilan 0-0 #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/9w9YdjVyT4
— AC Milan (@acmilan) November 8, 2022
Në minutën e 56-të, Milani gjeti golin me Divock Origin, por pasi u rishikua në VAR, u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund kuqezinjtë u munduan të shënonin golin e epërsisë, por nuk ia dolën dhe u desh të kënaqen me barazim.
Full time in Cremona.#CremoneseMilan #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/RBFwhjAh0a
— AC Milan (@acmilan) November 8, 2022
Pas kësaj fitoreje Milani është i dyti me 30 pikë, tetë më pak se Napoli, ndërsa Cremomnese ka 7 pikë, është ende pa fitore dhe mban vendin e 18-të. /Telegrafi/