Milani dhe Lecce i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tetë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.
Rossonerët kaluan në epërsi pas vetëm 20 minutash lojë me anë të Hakan Calhanoglu, pas asistimit që i bëri Lucas Biglia.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale, derisa e dyta filloi më mirë për mysafirët.
Lecce arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me anë të Khouma Babacar që fillimisht dështoi nga penalltia, për ta futur më pas topin në rrjetë nga dështimi Gianluigi Donnarumas për ta kapur topin.
Krzysztof Piatek (81’) e riktheu epërsinë për Rossonerët nga asistimi i Calhanouglut, gjersa Stefano Pioli nuk arriti ta fillonte aventurën me fitore te skuadra nga qyteti i Milanos.
Ishte minuta e 90+2 kur Lecce i barazoi shifrat në 202 me anë të Marco Calderoni, për ta marrë kështu një pikë të artë në udhëtim.
Pas javës së tetë, Milani gjendet në pozitën e 12 me dhjetë pikë, ndërsa në javën e nëntë do t’i shkojë Romës në Olimpico. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1eU7Zp00_Og
https://www.youtube.com/watch?v=v9O8AvAHej0
https://www.youtube.com/watch?v=q5AWkG7Dq9E