Telegrafi

Milani ndalet në shtëpi nga Verona

Milan vs Verona (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani ka arritur me shumë vështirësi që të marrë një pikë ndaj Veronës në kuadër të përballjes së tyre në javën e 22-të në Serie A.

Mysafirët e nisën mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Davide Faraoni në minutën e 13-të me një asistim të Mattia Zaccagni.

Por, Rossonerët arritën që t’i barazonin shifrat në 1-1 me golin e realizuar Hakan Calhanouglut (29’).

Milan vs Verona (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këto dy golat të shënuara, derisa në të dytën nuk pati asnjë.

Milani tentoi disa herë që të përmbyste rezultatin, mirëpo nuk ia arritën, edhe pse lojën e zhvendosën nga mesi i lojës.

Milan vs Verona (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Krahët për shtatë herë kampionin evropian nuk funksionuan, derisa u vërejt edhe mungesa e Zlatan Ibrahimovicit.

Pas javës së 22-të, Milani gjendet në pozitën e tetë me 32 pikë, ndërsa Verona e Amir Rrahmanit e Marash Kumbullës në të nëntin me 30 sosh.

Në xhiron e 23-të, Rossonerët takohen me rivalin lokal, Interin, e që do të jetë një takim i vështirë për ta. /Telegrafi/