Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias në San Siro.
Ishte një ndeshje shumë interesante, por që në 45 minutat nuk pati gola.
Sampdoria tregoi më shumë nga loja në pjesën e parë duke krijuar disa mundësi shënimi, por pa sukses.
Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Mysafirët kaluan në epërsi 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur veterani Fabio Quagliarella shënoi për 0-1.
Pas golit të epërsisë, Sampdoria mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Adrien Silva u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq.
Milani vazhdoi sulmet, por golin e barazimit e gjeti vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes.
Sulmuesi norvegjez, Jens Hauge u asistua bukur nga Franck Kessie dhe shënoi një gol të bukur për 1-1.
Rossonerët tentuan të shënonin edhe golin e fitores, por në fund nuk ia dolën përkundër që krijuan disa raste shënimi.
Pas këtij barazimi, Milani vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, gjashtë më pak se Interi që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/
https://twitter.com/zokimarti10/status/1378322950470918151?s=20