Milani ka luajtur baras me rezultat 3-3 ndaj Salernitans në javën e 36-të të elitës së futbollit italian që njëherësh ishte e fundit për këtë sezon.
Vendasit morën epërsinënë minutën e 22-të me anë të Rafael Leaos i cili shënoi për rezultatin 1-0 pas një gabimi fatal të portierit mysafir.
‘Rossonerët’ nuk u ndalën më kaq dhe gjetën edhe golin e dytë kësaj radhe përmes Olivier Giroud i cili shënoi për 2-0 pas krosimit të Alessandro Florenzit.
Pjesa e dytë në fakt i takoi mysafirëve të cilët treguan se nuk kanë ardhur të dorëzuar dhe arritën që në fund të shmangin humbjen.
Two up at the break 💪#MilanSalernitana #SempreMilan
Brought to you by @Acqua_Lete pic.twitter.com/3LbyFj8axw— AC Milan (@acmilan) May 25, 2024
Simy ishte ai i cili realizoi në minutën e 64-të për të ngushtuar rezultatin në 2-1 pas një krosimi nga Junior Sambia.
Të besuarit e Piolit realizuan edhe një herë tjetër, kësaj radhe me anë të Davide Calabrias i cili shënoi në minutën e 77-të me kokë pas asistimit të Christian Pulisic.
Mysafirët përsëri u kthyen në lojë duke shënuar edhe një gol me anë të Junior Sambias që realizoi për 3-2 në minutën e 87-të.
Simy doli përsëri në skenë dhe vetëm dy minutë më vonë, më saktësisht në minutën e 89-të realizoi për 3-3 që në fund ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Milan kështu e mbyll kampionatin në vendin e dytë me 75 pikë të grumbulluara, ndërsa Salernitana tashmë e rënë nga kategoria ka 17 pikë./Telegrafi/