Site icon Telegrafi

Milani me mungesa të mëdha ndaj Lazios

Milani do ta luaj derbin e javës së 33-të në Serie A në udhëtim te Lazio.

Dy skuadrat e mëdha italiane do të përballen për një sfidë direkte, që është për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë trajneri Stefano Pioli ka shumë mungesa për këtë sfidë, pasi tre lojtarë kryesor do t’i mungojnë.

Fjala është për sulmuesin kryesor,Zlatan Ibrahimovic, mbrojtësin francez Theo Hernandez dhe mesfushorin Ismael Bennacer.

Në dyshim për këtë takim është edhe mbrojtësi anglez Fiayko Tomori, por për anglezin dhe francezin Theo Hernandez ka pak shpresë se mund t’i shohim në fushë.

Ndeshja e parë këtë sezon mes dy skuadrave kishte përfunduar në të mirë të Milanit 3-2.

Edhe ndeshjen e fundit kur Rossonerët luajtën në Olimpico ndaj Lazios fituan, por sonte pritet të jetë një sfidë e zjarrtë mes dy skuadrave. /Telegrafi/

Exit mobile version