Sergio Conceicao është një njeri nën presion te Milani dhe thuhet se ai është në rrezik të shkarkimit pa një kthesë në rezultate gjatë ndeshjeve të ardhshme, por së fundmi është zbuluar se kuqezinjtë mund të ndërpresin marrëdhëniet me portugezin nëse klubi nuk arrin objektivat që i kishte vendosur kur ai u emërua në fillim të 2025.
Ka qenë një javë për t’u harruar për kuqezinjtë, të cilët u eliminuan nga Liga e Kampionëve në raundin ‘play-off’ nga një skuadër si Feyenoord, përpara se të vazhdonin të regjistronin një humbje zhgënjyese 2-1 kundër Torinos gjatë fundjavës.
Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e shtatë në tabelën e Serie A, tetë pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve dhe 16 pikë larg rivalit të tyre, Interit, në krye të renditjes.
Sipas Calciomercato.com, ka një klauzolë në kontratën e Conceicaos që i lejon Milanit të ndërpresë lidhjet me të nëse skuadra nuk kualifikohet për edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor për drejtuesit e Milanit, madje më shumë se Kupa e Italisë, i vetmi trofe që Milani është ende në garë për të fituar këtë sezon.
Nëse Milani fiton Kupën e Italisë, por nuk përfundon në vendet e Ligës së Kampionëve, klubi ka ende gjasa të ndërpresë lidhjet me trajnerin sipas raporteve të së hënës mbrëma.
Kontrata e Conceicaos zgjat deri në verën e vitit 2026, i cili aktualisht fiton rreth 1 milion euro në sezon në paga, të cilat mund të rriten në 2 milion euro në vit nëse ai qëndron përtej verës. /Telegrafi/