Jens Hauge u bashkua me Milanin më 1 tetor të vitit të kaluar pas shpërthimit në kampionatin norvegjez.
Talenti i madh u transferua në San Siro nga Bodo/Glimt për pesë milionë euro.
21-vjeçari megjithatë mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar veror, si huazim një vjeçar.
Hapësirat për të nuk janë shumë të mëdha, pasi Hauge përdorët më shumë nga banka rezervë.
Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë huazimin një vjeçar ku mund të luaj rregullisht dhe të rritet si futbollist.
Mediat italiane kanë raportuar se Southampton dhe Stuttgart kanë kërkuar huazimin e tij edhe në janar, por që ofertat e tyre janë hedhur poshtë nga Milani.
Dy klubet e lartpërmendura synojnë të provojnë huazimin e lojtarit edhe në verë dhe duket se njëra nga to do ta fitojë garën për norvegjezin.
Hauge këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje me Milanin, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/