Site icon Telegrafi

Milani mposhtet nga Roma, kundër Interit me dy humbje radhazi në supe (Video)

Roma fitoi ndaj Milanit me rezultat 2-0 në Serie A.

Ishte një ndeshje me shanse nga të dy anët, por mysafirët të etur për vazhdimësi u treguan më të rrezikshëm.

Pjesa e parë ishte me pak raste serioze, ai që ia vlen të përmendet është i Lorenzo Pelegrinit (Roma) në minutën e 42-të.

E dyta filloi me shansin e Alessandro Florenzit, pastaj edhe të Leonardo Bonuccit dhe pastaj rrezikoi edhe Nikola Kalinic.

Goli i parë në takim erdhi nga Edin Dzeko në minutën e 72-të, i shtati sezonal për boshnjakun.

Pas pesë minutash shënoi edhe Florenzi dhe me rezultat 2-0 përfundoi takimi.

Vlen të theksohet se nga minuta e 80-të vendasit ishin me një lojtar më pak pasi Hakan Calhanoglu u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Roma pas kësaj fitore vazhdon në pozitën e pestë me 15 pikë, tri më shumë se Milani në vendin e shtatë.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Interit në Derby della Madonnina, kurse Roma pret Napolin. /Telegrafi/

Exit mobile version