Telegrafi

Milani mposhtet nga Palermo

Pas një pjese të parë pa gola, ishte Fabrizio Miccoli ai që ua dha epërsinë mysafirëve të Palermos me të filluar pjesa e dytë e takimit (49’), ndërsa rezultatin e vulosi Mark Bresciano pas më shumë se një ore lojë (62’).

Pavarësisht humbjes, Milani mbetet në pozitën e dytë 31 pikë, një më shumë se Juventusi që mbrëmë po ashtu pësoi humbje nga Bari. Interi, që barazoi me Atalantan, mbetet në krye të tabelës me 37 pikë./Telegrafi/