Telegrafi

Milani mposht Sampdorian

Rossonerët arritën që brenda 24 minutash të shënojnë tre gola dhe kështu e fituan ndeshjen që në pjesën e parë.

Me të filluar takimi (2’), Marco Borriello shfrytëzoi një krosim të Ronaldinhos për të mposhtur portierin Castellazzi.

Në minutën e 21-të, mesfushori holandez Clarence Seedorf dyfishoi rezultatin ndërsa sërish asistues ishte Ronaldinho.

Tre minuta më pas (24’), Alexandre Pato depërtoi në gjashtëmbëdhjetëmetërsh për ta vulosur ndeshjen duke shënuar golin e tretë të Milanit.

Me tri pikët e reja, Milani gjendet vetëm katër prapa liderit Inter, dhe pret gabimin e kampionit në përballjen e të shtunës ndaj Juventusit, ashtu që të ngushtojë diferencën e pikëve. /Telegrafi/