Milani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Parmës në San Siro me rezultat 2-1.
Milani ishte skuadra dominuese nga fillimi i takimit, por gjeti veten në vështirësi.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe starti i të dytës ishte i keq.
Roberto Inglese shënoi për 1-0 pas 50 minutash lojë.
Milani gjeti shpejt përgjigjen dhe me ndihmën e përkrahjes së tifozëve arriti të barazojë.
Patrick Cutrone shënoi gol të bukur për 1-1 (55′).
https://twitter.com/TeamMilanAC/status/1069211128591466496
Deri në fund Milani vazhdoi insistimin dhe fitoi një penalti.
Kessie ishte ai që konkretizoi në minutën e 71-të nga pika e bardhë për 2-1 dhe fitoren e madhe të Milanit.
https://twitter.com/sports_esm/status/1069217596946423809
Me këtë triumf Milani ka 25 pikë, tri pikë më pak se Interi në vendin e tretë dhe katër më pak se Napoli në vendin e dytë që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Interi sonte udhëton te Roma në Olimpico. /Telegrafi/