Milani ka fituar si mysafir i Sassuolos me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Milani që ka nëntë ndeshje pa humbje në Serie A, tani mban pozitën e pestë me 59 pikë, duke shpresuar për një vend në Ligën e Evropës.
Zlatan Ibrahimovic ka qenë ai që e ka mbajtur mbi super Milanin në mbrëmjen e sotme. Suedezi ka qenë në formë të jashtëzakonshme duke shënuar dy herë në pjesën e parë.
Fillimisht Ibra ka shënuar në minutën e 19-të ku pas një harkimi në zonë shënoi me një goditje me kokë për 1-0.
Zlatan Ibrahimovic gives AC Milan the lead with a beautiful header. #SassuoloMilan #SempreMilan
pic.twitter.com/wtI9x5ncaY— Football World (@FTTV10) July 21, 2020
Sassuolo që mori kontnollin e lojës, barazoi me anë të një penalltie, ku Stefano Caputo ishte i saktë nga pika e bardhë 1-1.
Por Milani e kishte plan vetëm fitoren.
Krejt në fund të pjesës së parë, Ibrahomovic me një lëvizje të bukur kaloi portierin dhe shënoi për 2-1.
E essa frieza do Ibrahimovic pra driblar o goleiro? ?
pic.twitter.com/gmV9eISzlp— Mundo Fut (@mundonofut) July 21, 2020
Pjesa e dytë nuk solli shumë, pasi Sassuolm mbeti me 10 veta në fushë dhe loja u ul në ritëm dhe nuk solli gola të tjerë.
Milani vazhdon me formën e mirë në Serie A nën drejtimin e Stefano Piolit. /Telegrafi/